Ditën e sotme moderatorja e njohur Luana Vjollca feston ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit ajo ka marr një sërë urimesh nga fansat dhe familjarët dhe më i veçanti ishte urimi i motrës së saj Marina Vjollcës.

Marina ka publikuar një foto të Luanës dhe në të ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime.”

Ndërkohë, nga ana tjetër Luana ka publikuar një fotot të vetes teksa në përshkrim të saj ka zbuluar se do të sjell një surprizë për të gjithë fansat. Pak minuta më parë Luana ka publikuar këngën e saj më të re që ja dedikon të gjithë njerëzve dhe fansave të saj të dashur.

Kënga quhet “Ti Amo” dhe Luana si gjithmonë shfaqet mjaft e kuruar. Siç ka treguar ajo videoklipi është filmuar vetëm një herë dhe nuk ka pasur fare montazh.







