Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 17:05

Rudina Magjistarit i bëjnë surprizën gjigante në TV Klan

Me përfundimin e verës dhe nisjen e shtatorit, sot ka startuar sezoni i ri televiziv. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari është rikthyer sot në ekran me emisionin "Rudina".

Këtë vit emisioni i Rudinës shënon sezonin e 10 dhe për këtë arsye moderatores i është bërë një surprizë gjigante në oborrin e TV Klan.

Rudina ka pozuar me krahët hapur përpara luleve të bardha që simbolizonin numrin 10 dhe duket shumë e lumtur për këtë dhuratë.

Me të nisur emisioni, moderatorja përshëndeti të gjithë teleshikuesit dhe uroi që t'ja kenë kaluar bukur këtë verë.