Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 16:04

E pabesueshme sa vjeç bën sot Ronela Hajati

Ronela Hajati ka bërë namin këtë verë me koncerte dhe këngë që u kthyen në hite e dëgjohen kudo. Si për të festuar këtë sukses të jashtëzakonshëm, Ronela sot ka edhe ditëlindjen.

Ne e dinim ende tek 20-at, por Ronela sot mbush plot 30 vjeç.

Me të arritur mesnata, këngëtarja e uroi veten e para duke shkruar:  "Në këtë ditë të shënuar që do mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t'i them vetes: Ron, je si shpirt!".

Më pas me një postim tjetër Ronela ka zbuluar se kjo ditë e veçantë do të zgjas një muaj. "Gëzuar ditëlindjen për mua! Një Virgjëreshë e vërtetë, ditëlindja e së cilës do zgjasë një muaj të tërë".