Festivali "Sunny Hill" me organizatorë Dukagjin dhe Dua Lipën, këtë vit u zhvillua në Prishtinë në fillim të muajit Gusht. Artistë shqiptarë dhe të huaj dhuruan performanca magjike dhe elektrizuan skenën e festivalit.

Ky event i rëndësishëm në vitin 2020, në të tretin vit të organizimit të tij, do të mbahet sërish në Kosovë, në Qendrën e Panaireve në Bernicë.

Në vitin vijues, programi do të ketë një program akoma më të pasur dhe artistë të shumtë ndërkombëtar, ashtu siç kishte dhe sivjet. Dukagjin Lipa ka firmosur marrëveshjen me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endri Shala për vazhdimin e festivalit. "Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar që promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet njëri ndër prioritet e mia. Përmes kësaj marrëveshje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve në Bernicë. Kjo qendër është njëra ndër investimet e Shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon. Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit. Ne duhet të jemi Bashkë për Shtetin tonë!"- shkruan ministri në rrjetin social, Facebook.













