Në një ditë të veçantë si 27 vjetori, për Luana Vjollcën urimet dhe dhuratat janë të shumta në numër. Ajo është surprizuar nga miqtë, familja, kolegët dhe fansat. Këta të fundit i bënë dhuratën që Luana e konsideroi më të bukurën, një buqetë me lule të mbledhura nga vetë ata.

Mirëpo, Luana ka vendosur që t’ua kthejë surprizën, duke u bërë dhe ajo një dhuratë. Moderatorja ka ndarë në profilin e saj të Instagramit një foto me rastin e ditëlindjes. Ajo ka lajmëruar se ‘vajza e ditëlindjes’ ka një dhuratë për të gjithë ndjekësit e saj dhe mendohet të jetë një projekt i ri muzikor.

‘Vajza e ditëlindjes ka një dhuratë për ju, sot ora 18:00.”-ka shkruar Luana.












