Për moderatoren dhe këngëtaren e njohur Luana Vjollca, kjo ditë është shumë e veçantë. Ajo feston sot 27 vjetorin dhe urimet e dhuratat kanë filluar.

Motra e saj, Marina, ka qenë ndër të parat që ka pritur mesnatën për ta uruar. Motrat Vjollca e kanë treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë që ekziston mes tyre dhe këtë 27 vjetor, Marina ka zgjedhur fjalët më të bukura për t’ia dedikuar Luanës.

Ajo ka shpërndarë një foto të saj në Instagram, prane se ciles ka bashkengjitur urimin: ““Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime.” Luana i ka pritur me shumë emocion këto fjale dhe është përgjigjur: “Jet boll më emocionove se plasa, të kam jetën time të shtrenjtë! Gjysma ime më e mirë”.












