Prej kohësh tashmë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa bëri publike lidhjen e saj të re me Anwar Hadid. Pasi i dha fund lidhjes me Isaac, Dua u fotografua me modelin e njohur me të cilin siç duket është mjaft e dashuruar.

Mirëpo, babai i saj ndonëse Anwar ishte dhe në Kosovë nuk e ndiqte atë në Instagram, ndërsa ish të dashurin e Duas e ndiqte dhe madje ditën e djeshme nëpërmjet një komenti tregoi se mban ende kontakte me të.

Ndërkohë së fundmi, Dukagjin Lipa ka treguar që më në fund e ka pranuar Anwar si dhëndrin e tij. Ai ka nisur ta ndjek modelin e famshëm në Instagram duke treguar kështu se lidhja mes Duas dhe tij është bërë zyrtare. Kujtojmë që këngëtarja ndjek gjithë familjen e Anwar në Instagram dhe madje ka pasur shumë komente pozitive prej tyre.








