Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Gusht 2019, 15:03

Për herë të parë në Shqipëri, Albi Nako sjell mbretërit e kërcimit botëror

Koreografi i njohur Albi Nako ka njoftuar se shumë shpejt do të startojë eventi më i shumëpritur për hapjen e Akademise së Kërcimit në vend. 

Albi ka bërë të ditur se eventi do të nisë me datë 29 Tetor në ambientet e ‘Albi Nako Dance Academy’ dhe pjesëmarrës do të jenë dy persona shumë të rëndësishëm në botën e kërcimit, binjakët 'Les Twin' që kanë shoqëruar divën e famshme botërore Beyonce në performancat e saj, fituesit e kompeticionit të kërcimit më të madh në botë World of Dance me patentë të Jennifer Lopez. 

Binjakët ‘Les Twin’, Larry dhe Laurent Bourgeois njihen kudo në botë si mbrëtërit e kërcimit Hip-Hop dhe pritet të dhurojnë një performancë madhështorë në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALBI NAKO DANCE ACADEMY (@albinakodanceacademy) on