Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Gusht 2019, 10:10

‘Shtëpia është aty ku ke zemrën’, Emina publikon foton tipike nga vendlindja

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj jeton prej kohësh në Amerikë me bashkëshortin Sam Nazariandhe dy vajzat e tyre. 

Së fundmi Emina është kthyer në vendlindjen e saj, në Tuz, për pushime. Ajo ka shpërndarë një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet duke mbledhur pjepra. Ndonëse larg, modelja gjithmonë e ka konsideruar vendlindjen shtëpi.

“Asnjë vend si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”, ka shkruar Emina krahas fotos.