Rita Ora është një ndër këngëtaret më të famshme në botë e cila ka ditur më së miri të fitojë zemrat e publikut. Së fundmi, Rita ka qenë pjesë e një koncerti në Kroaci.

Për disa minuta, koncerti u ndërpre për shkak të problemeve teknike dhe në atë moment, fansat e shumtë të mbledhur në sallën e Visnjikut, kanë kënduar të gjithë një zëri këngët e këngëtares. Rita e quajti Kroacinë si një ndër vendet më të bukura ku ajo ka qenë, me njerëz të mrekullueshëm e Bujarë. “Kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë”, tha Ora.

Po ashtu, këngëtarja Ora është shprehur se ky koncert ka qenë një ndër shfaqjet më të mira për të këtë verë dhe pastaj ka folur për vendin e saj të lindjes, Prishtinën, duke u treguar krenare për të dhe e lumtur që e përfaqëson.

“Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd!”, ishte mesazhi që Ora e dërgoi nga skena.

Rita u mbështjell me flamurin kroat dhe u përshëndet me duartrokitje nga fansat pas saktësisht 60 minutave të koncertit dhe u largua nga skena.













