Nga Shqipëria / E Premte 30 Gusht 2019, 23:11

Dy super yje, njihuni me velinat e reja të 'Fiks Fare'

Si çdo vit në emisionin investigativ "Fiks Fare" ndryshohen velinat të cilat qëndrojnë pranë dy moderatorëve. Këtë vit janë përzgjedhur dy bukuroshet e radhës, njëra bjonde dhe tjetra brune siç është dhe zakon.

Bëhet fjalë për Altea Nokën dhe Dajana Ponarin. Altea është bukuroshja bjonde e cila është studente e drejtësisë dhe në vitin 2018 ka fituar një çmim në “Miss Shqipëria”. Ndërsa vajza bjonde quhet Dajana e cila ka fituar “Miss Durrësin” në vitin 2019” dhe “Miss Sirena”. Gjithashtu edhe Dajana është marrë me modelim dhe ka pasion aktrimin.

Dy vajzat do të qëndrojnë gjatë gjithë vitit përkrahë dy moderatorëve dhe gjithashtu do të bëjnë kërcime të shkurtra për publikun.