Nga Shqipëria / E Premte 30 Gusht 2019, 21:09

Sa ndryshe që duket: Dhurata Dorën me pamjen e re s’keni për ta njohur

Dhurata Dora prej vitesh tashmë është kthyer në një ndër këngëtaret më të dëgjuara dhe të pëlqyera jo vetëm brenda por edhe jashtë Shqipërisë. Kënga e saj "Zemër" theu rekorde në Youtube dhe u bë shumë e famshme në shumë vende.

Dhurata gjithmonë ka qenë shumë e guximshme dhe ka bërë shumë ndryshime në pamjen e saj. Ndonëse prej kohësh ishim mësuar ta shihnim me flokët e zeza, së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë teksa ka treguar nëpërmjet disa postimeve që ka ndryshuar look.

Dhurata ka publikuar disa video ku shfaqet me flokët e shkurtra dhe ka ndryshuar ngjyrën e tyre duke i bërë me nuancat e ngjyrës së çokollatës.