Nga Shqipëria / E Premte 30 Gusht 2019, 21:09

'Pash mamin tat', Enca e bën për një lek fansin që e krahasoi me lopë

Këngëtarja e hiteve dhe më e ndjekura në Instagram, Enca ndodhet në Tropojë ku po xhiron skenat e saj në filmin "I love Tropoja" të Ermal Mamaqit, film i cili pritet të thyejë rekordin e jashtëzakonshëm të vendosur nga "2 gisht mjaltë".

Nga Tropoja, Enca ka postuar së fundmi një foto që ka shkaktuar shumë komente. "Pas disa ditesh te mira ne vendet e ndryshme të mrekullueshme te Tropojes, mund te them qe tani jam nje Tropojane e vertete (nga Tirona)", shkruan këngëtarja.

Mes komenteve të shumta, Enca ka vendosur t'i përgjigjet një ndjekësi i cili me komentin e tij e krahason me lopë.

"Besoj qe ke takuar shum shoqe te tua ne ato fusha dhe lendina ne Tropojë", komenton ndjekësi ndërsa Enca ia kthen: "yess pash mamin tat, e bera dhe xhan xhan".