Nga Shqipëria / E Premte 30 Gusht 2019, 21:09

Duke u puthur, Rita Ora uron Beben për ditëlindje me foton private

Mes dy këngëtareve të njohura, Bebe Rexha dhe Rita Ora, prej kohësh tashmë ka nisur një miqësi shumë e madhe dhe ato janë parë shpesh herë bashkë ku dhe madje nuk kanë munguar dhe puthjet në b.u.z.ë mes tyre.

Ditën e sotme, Bebe feston 30 vjetorin e lindjes dhe Rita ka zgjedhur që ta urojë nëpërmjet një postimi në Instastory ku shfaqet në momente private duke u puthur me të.

“Gëzuar ditëlindjen e 30 motrës time nga një nënë tjetër. Bebe vazhdo të jesh vajza trime që je. Shpresoj të kesh ditën më të bukur që ke pasur ndonjëherë. Të dua motër”, ka shkruar Rita.