Nga Shqipëria / E Premte 30 Gusht 2019, 20:08

30 vjetor i çmendur, Bebe Rexha na lë gojë hapur me mënyrën si e feston

Ditën e sotme, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha feston 30 vjetorin e lindjes. Ajo ka publikuar së fundmi një këngë që ja dedikon vetes dhe të gjitha vajzave që nuk janë më në të 20-tat.

Ndërkohë ajo ka vendosur që këtë 30 vjetor ta festojë në mënyrën më të çmendur të mundshme. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shihet pa asgjë, teksa është shtrirë në tualet dhe po lyen buzët.

'Kështu duket 30 vjetori. Suita ime e ditëlindjes', shkruan këngëtarja  e cila gjithmonë është komentuar për pozat e saj.