Nga Shqipëria / E Premte 30 Gusht 2019, 18:06

4 muaj pas lindjes, shihni sa shumë ka ndryshuar djali i Saimir Tahirit

Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, në muajin prill të këtij viti u bë baba për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Golik. Bashkëshortja e tij, Fatlinda, solli në jetë vogëlushin dhe lajmin e dha vetë Tahiri nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai është treguar mjaft i rezervuar dhe gjatë këtyre muajve nuk ka publikuar asnjë foto me djalin e vogël. Mirëpo, bashkëshortja e tij ditën e sotme ka ndarë me gjithë miqtë në Facebook një foto ku shihet me të dy djemtë.

Në sy bie padyshim Goliku i vogël i cili tashmë është 4 muajsh. Ai është rritur shumë dhe siç shihet në foto vogëlushi është rritu shumë. “Mama krenare”-ka shkruar Fatlinda në postimin e saj teksa shihet në mes të dy djemve.