Artistja Arta Nitaj është emri më i ri në rradhët e PDK-së. E ftuar në Tv Dukagjin, aktorja tregoi arsyet e anëtarsimit në parti politike.

Ajo u shpreh se duke qenë se është një figurë me influencë dhe për vetëm dy vite ka marrë 170 mijë ndjekës në Instagram, të paktën 5 mijë nga ata mund ta votojnë. Ky arsyetim i saj nuk është pritur aspak mirë në rradhët e publikut dhe për këtë shkas ka marrë kritika të shumta.

Arta ka vendosur të reagojë ndaj këtyre kritikave përmes një postimi në Instastory ku ka treguar qartë se ajo nuk synon për post.

“Per krejt ata qe s'kane pritur te me shohin edhe ne politike, kerkoj falje qe jua kam prishur rehatine po gjithsesi po me vjen mire qe jeni aktivizuar pak pasi s'keni ca me bo krejt diten bile merreni me kete ceshtje... Edhe njehere per juve qe s'keni mundur me kap, nuk synoj poste politike, as s'kam deklaruar qe di per politike as per historine e kaluar te partise, jam antaresuar me kontribuar bashke me rinine e mrekullueshme te vendit tim. Per me fol per te arriturat e vizionet e parites ka njerez adekuat qe punojne pa ndalur me vite per kete vend... Uroni fat e sukses te rinjve se nuk jemi tu jua mar buken e gojes,”- ka sqaruar Arta.











