Moderatorja e njohur Dajana Shabani ditën e sotme feston 30 vjetorin. Për këtë rast të veçantë, ajo ka organizuar një festë përrallore në një ndër restorantet më të njohur.

Dajana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram foto dhe video të ndryshme nga festa. Moderatorja ka marrë urime dhe dhurata të shumta në këtë ditë kaq të veçantë për të.

Nuk kishte si të mungonte një surprizë nga ana e të dashurit të saj. Boksieri, Kamer Maloku, ka shpërndarë në Instastory një video me momentet më të bukura mes tyre. Videon ai e ka shoqëruar me fjalë nga më të ëmblat si: “Urime 30 vjetorin shpirti im, të don beba. Gëzuar dashuria ime. E imja përjetë. Ti je vajza ime. Zemra ime."















