Genc Prevlukaj dhe Eni Koci janë një ndër çiftet më të njohur të Showbizit. Dyshja preferon ta mbajë larg vëmëndjes së mediave lidhjen e tyre dhe për këtë arsye dhe fotot së bashku në rrjete sociale janë të rralla.

Së fundmi, çifti ka bërë të ditur që ka nisur pushimet së bashku. Genci ka ndarë një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shihet së bashku me Enin në një pishinë, teksa po mbush një gotë shampanjë. “Gëzuar Eni sepse çdo ditë e jona bashkë është festë,” -ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotos.

Të njëjtën foto e ka publikuar dhe Eni, por me mbishkrimin “Nuk është puna e askujt.”












