Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani, Ilira Gashi, nuk ka shumë kohë që kur ka filluar të marrë vëmëndje ndërkombëtare por është shumë e vlerësuar për zërin e saj unik.

Mbrëmjen e kaluar në Dusseldorf të Gjermanisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve nga revista Bunte ‘New faces award music’. Kjo ceremoni i dedikohet gjeneratës së re të muzikës dhe marrin pjesë shumë artistë të rinj. Fituese doli shqiptarja Ilira Gashi, e cila arriti të na bënte krenarë.

Ishte pikërisht zëri i saj unik, i cili bëri që Ilira të mposhte konkurrencën e fortë dhe të merrte votat e jurisë. Ky sukses shënohet një tjetër hap drejt arenës ndërkombëtare nga ana e këngëtares.
View this post on Instagram







