Zërat që qarkullonin prej kohësh rreth ndarjes së një prej çifteve më të komentuar të Showbizit, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, i konfirmoi vetë Roberti para disa ditësh. Përmes një deklarate të postuar në llogarinë e tij të Instagramit, ai dha lajmin se historisë së tyre 14 vjeçare, i ka ardhur fundi.

Që nga ai moment ndarja e tyre ka bërë bujë në media dhe aludime të ndryshme rreth ndarjes së tyre janë përhapur mes njerëzve. Ndërkohë që Roberti ka vazhduar njëjtë si gjithmonë, me koncertet dhe postimet në rrjete sociale, Nora është mënjanuar disi.

Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, postimi i parë pas ndarjes, Nora ka treguar se po largohet nga Prishtina. Ajo ka publikuar një foto nga aeroporti në orët e para të mëngjesit. Arsyeja e këtij udhëtimi të papritur nuk është e ditur, nëse ajo po largohet për të qëndruar pak kohë larg zërave që qarkullojnë gjithandej rreth ndarjes apo është thjesht një udhëtim i zakonshëm pune.










