Nga Shqipëria / E Premte 30 Gusht 2019, 09:09

Dajana Shabani feston 30 vjetorin, pamje nga festa në mesnatë

Moderatorja e njohur Dajana Shabani është shumë e komentuar në media, si në jetën profesionale ashtu dhe në atë private.

Dajana sot feston 30 vjetorin dhe festa ka nisur në orën 12 të mesnatës. Në një ditë kaq të rëndësishme, ajo nuk kishte si të mos ndante me ndjekësit e saj disa momentet më të bukura të festës.

Në mur është shkruar me shkronja gjigante 'Thirty-dirty Dajana' dhe ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shndritshëm dhe të çarë anash.

Moderatorja ka festuar në një restorant të njohur dhe organizimi është thjesht perfekt, me qirinj, lule dhe orendi nga më të bukurat. Në sfond dëgjohet kënga 'Bye bye' nga Dafina Zeqiri dhe Tayna.

"Gëzuar ditëlindjen për mua! Tre dekada, me ulje ngritje, dështime dhe suksese! Nuk jam perfekte, dhe jam plot gabime, ama jam shumë krenare në çdo gjë që bëj, jam e vërtetë! Faleminderit të gjithëve që ma bëtë këtë ditëlindje super!"- janë fjalët e Dajanës me rastin e 30 vjetorit.