Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 22:10

U tha se ka probleme me Mozzik, Loredana çudit fansat me reagimin e saj

Ditën e djeshme bëri bujë në media lajmi se reperi Mozzik dhe Loredana  kanë problem në lidhjen e tyre. Burime pranë çiftit treguan për ‘Prive’ se mes tyre ka nisur ftohja dhe fansat në rrjetet sociale kanë vënë re se prej kohësh ata nuk kanë postuar më foto bashkë dhe Mozzik si rrallëherë nuk e ka shoqëruar Loredanën në xhirimet e klipit të saj të ri.

Lidhur me këto lajme as Loredana dhe as Mozzik nuk kanë folur deri tani, mirëpo këngëtarja ka reaguar duke postuar disa foto ku shfaqet me bashkëpunëtorët e saj në studio,  por siç shihet Mozzik përsëri mungon.

Nga ana tjetër prej disa ditësh reperi i njohur nuk ka publikuar në Instagram asnjë postim duke ngritur kështu më shumë aludimet për probleme mes tyre.