Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 22:10

Çmendi rrjetin me lëvizjet e saj, njihuni me balerinën kolumbiane në grupin e Albi Nakos

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit të njohur "Dance with me" në Tv Klan i cili këtë vit do të vijë me ndryshime në juri dhe gjithashtu me një kast të ri VIP-ash. Si çdo vit, koreograf i programit do të jetë Albi Nako i cili me trupën e tij të baletit do t'i vijë çdo javë në ndihmë VIP-ave që do konkurrojnë.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit në grupin e ‘Albi Nako Dance’ do të jetë një balerinë e huaj. Bëhet fjalë për Rosalinda Nocito e cila është me origjinë kolumbiane dhe i është bashkuar së fundmi grupit.

Albi ka publikuar në profilin e tij në Instagram dhe një video të balerinëve gjatë provave të ‘Dance with me’ ku në sy bie Rosalinda e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen me lëvizjet dhe pamjen e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albi Nako Dance (@albi_nako) on