Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 20:08

Pas 6 vitesh, Robert Aliaj largohet nga ‘Dance with me’

Ndërkohë që të gjithë mezi presin që në datën 16 shtator të nis spektakli i njohur i vallëzimit ‘Dance with me’ në Tv Klan, së fundmi është mësuar se këtë vit do të ketë shumë ndryshime.

Siç u zbulua çiftet pjesëmarrëse do të jenë:  ish-deputeti Eduard Ndocaj dhe ish-velina e ‘Xing me Ermalin’ Kejvina Kthella. Po ashtu, moderatori Florian Agalliu dhe këngëtarja Era Rusi dhe Mateus Frroku me aktoren Eliona Pitarka. Ermal Peçi sipas ‘News31.al’ do të jetë së bashku me moderatoren Eva Murati, ndërsa pas largimit të Çiljetës, Valer Kolnikaj do të jetë çift me Marsela Çibukaj.

Ndërsa, juria e spektaklit nuk do të jetë e njëjtë si vitin e kaluar. Burime për ‘News31.al’ kanë zbuluar se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon ndërkohë që ende nuk dihet nëse në vend të tij do të vijë një tjetër figurë e njohur e ekranit apo juria e programit do të ketë më pak anëtarë.