Prej disa ditësh Enca ndodhet në Tropojë ku po xhirohet filmi "I love Tropoja" me një kast aktorësh të mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun. Siç dihet këngëtarja do të luajë në këtë film duke treguar për herë të parë talentin e saj si aktore.

Ditën e sotme producenti, Ermal Mamaqi postoi një video nga xhirimet ku Enca shfaqej duke i thënë djemve e burrave pranë saj se ka dëgjuar që tropojanët janë meshkujt më të mirë të Shqipërisë.

Më pas ajo u kthye nga Ermali dhe e pyeti: "A jemi në Tropojë këtu?". Pikërisht kjo pyetje bëri që Enca të merrte kritika pasi komentuesit nuk e kishin kuptuar shakanë.
View this post on Instagram
Enca vendosi të reagojë duke iu përgjigjur njërit prej tyre e duke e sqaruar se thjesht po bënte shaka.









