Aktoret Hazal Kaya dhe Tuba Buyukustun janë shumë të njohura në Shqipëri falë roleve të tyre në seriale shumë të ndjekur. Hazal Kaya ka luajtur rolin e Nihalit në serialin "Dashuri e ndaluar" dhe rolin e Maralit në serialin me të njëjtin emër. Ndërsa Tuba Buyukustun njihet nga roli i Elifit në serialin "Diamante dhe dashuri" dhe roli i Syhanit në "Xhesuri dhe e bukura".

Së fundmi mediat turke kanë shkruar se Elif ka investuar më shumë se 1 milion euro për një shtëpi në Paris, lajm për të cilin Maral ka shpërthyer keq.

Kjo për shkak se mediat vinin në pikëpyetje faktin se ku i ka fituar Elif kaq shumë para.

"Ç’është kjo paturpësi! Si është e mundur që shkruani lajme të tilla?", u shpreh Maral duke mbrojtur kolegen e saj.

Aktorja shtoi se Elif është një aktore me një karrierë të gjatë dhe paratë i ka fituar me djersën e ballit./Xing.al








