Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 18:06

'Ç'është kjo paturpësi', Maral shpërthen keq për shkak të Elifit

Aktoret Hazal Kaya dhe Tuba Buyukustun janë shumë të njohura në Shqipëri falë roleve të tyre në seriale shumë të ndjekur. Hazal Kaya ka luajtur rolin e Nihalit në serialin "Dashuri e ndaluar" dhe rolin e Maralit në serialin me të njëjtin emër. Ndërsa Tuba Buyukustun njihet nga roli i Elifit në serialin "Diamante dhe dashuri" dhe roli i Syhanit në "Xhesuri dhe e bukura".

Së fundmi mediat turke kanë shkruar se Elif ka investuar më shumë se 1 milion euro për një shtëpi në Paris, lajm për të cilin Maral ka shpërthyer keq.

Kjo për shkak se mediat vinin në pikëpyetje faktin se ku i ka fituar Elif kaq shumë para. 

"Ç’është kjo paturpësi! Si është e mundur që shkruani lajme të tilla?", u shpreh Maral duke mbrojtur kolegen e saj.

Aktorja shtoi se Elif është një aktore me një karrierë të gjatë dhe paratë i ka fituar me djersën e ballit./Xing.al