Besa Kokëdhima vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të komentuara në media dhe që tërheq shpesh vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale.

Kështu ka ndodhur edhe me foton e fundit ku Besa shfaqet duke pozuar para pasqyrës me rrobabanjo rozë dhe trupi duket në super formë, me bel të hollë e muskuj barku.

"Jeta është më e mirë me rrobabanjo", është përshkrimi me të cilin Besa ka shoqëruar këtë foto në të cilën ka marrë shumë komplimenta.

Kujtojmë që Besa është aktive edhe me videoklipe të reja ku i fundit "La la la" pati shumë sukses.






