Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit. Së fundmi ato kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak së u përfol për një ndarje mes tyre.

Mirëpo Arbenita së fundmi postoi një foto me reperin që iu dha fund aludimeve se ato nuk janë më bashkë, ndërsa Fero ditën e sotme ka treguar se janë bashkë dhe madje më të lumtur se kurrë. Çifti ka nisur pushimet dhe po i shijojnë shumë momentet pranë njëri-tjetrit.

Reperi Fero ka ndarë në Instastory disa foto të realizuara gjatë këtyre pushimeve. Dyshja kanë bërë hedhje me parashutë , gjatë së cilës kanë shkëmbyer puthje midis tyre.


Në një postim tjetër me modelen, Fero ka shkruar “E dua atë.”









