Ajo njihet për jetën e luksit, makinat e shtrenjta, veshjet firmë dhe së fundmi Morena Taraku ka hapur edhe dyert e shtëpisë. Prej kohësh mediat kanë shkruar se Morena ka blerë një vilë në Stamboll, mirëpo vetëm së fundmi ajo na ka treguar edhe pamjet brenda.

Salloni i shtëpisë së Morenës është i arreduar shumë modern, me televizor gjigant, komodinë të zezë, shandanë e kristale.

"Më mungoi shtëpia ime", shkruan Morena e cila këto ditë ishte kthyer në vendlindje për të punuar projektin e ri muzikor dhe tani ka shkuar sërish në Turqi, aty ku jeton prej një viti.

Në foto të tjera Morena na ka treguar kuzhinën, dhomën e gjumit e deri tek tualeti, ambiente të cilat mund t'i shihni në fotot e mëposhtme.







