Ditën e sotme Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot nga pushimet. Këngëtarja u shfaq duke pozuar me rrobabanjo dhe dukej në super formë teksa flokët rozë e bënin të dukej shumë e veçantë.

"Ku i kaluar pushimet këtë verë?", i pyeti Eni fansat ndërsa mes komenteve të shumta ka dalluar komenti i partnerit të saj, Gencit.

Ky i fundit e ka krahasuar Enin me diamante ndërsa këngëtarja ia ka kthyer me zemra.

Nga ana tjetër edhe Genci ka postuar foto nga i njëjti vend dhe Eni i ka komentuar flak e zemra duke ia shprehur dashurinë publikisht.








