Reperi i njohur Getinjo është mjaft aktiv dhe i ndjekur në Instagram ku numëron 400 mijë ndjekës. Vazhdimisht ai bën postime të ndryshme.

Njerëzve iu ndodh shpesh që të hapin arkivat dhe të rikujtojnë me nostalgji kohën e ikur të viteve më parë. Njëjtë ka bërë dhe Getinjo, i cili së fundmi ka publikuar një foto të fëmijërisë në Instastory. Fotoja i përket vitit 2006. Reperi ka veshur një bluzë të verdhë dhe në kokë mban një kapele.

“A vri.te.t pafajsia 2006”, ka shkruar ai mbi foto duke na sjellë kështu ndërmend edhe këngën e artistes së njohur Leonora Jakupi.





