Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 15:03

'Shihni motrat e nënat tuaja', reagon keq Stresi pas lajmeve për lidhjen e re

Ndarja e Stresit me Keisin u bë kohë që është vendosur në qendër të vëmëndjes së mediave. Dyshja e ka thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin në postimet e tyre dhe kjo ka dhënë shkas për aludime nga më të ndryshmet.

Stresi nuk e ka duruar dot faktin që thumbimet mes tyre kanë bërë xhiro në portale të ndryshme dhe ka reaguar keq ndaj mediave.
“Ju kazanat mediat mos interpretoni gjithçka sipas qejfit sepse do të vijmë t’ju thyejm zyrat,”- ka shkruar Stresi në një prej statuseve të tij.

Së fundmi, u tha se reperi është në një lidhje të re dhe provat për këtë i dha ai vetë duke postuar foto romantike buzë detit me tekste të nënkuptuara "Ti ik e tjetër vjen", si dhe duke u shfaqur në plazh në praninë e një vajze bjonde.

Me të parë që portalet kanë shkruar lajme për këtë fakt, Stresi ka reaguar sërish me një video ofenduese të cilën e ka postuar në InstaStory.

“Cfarë çfarë? A e dini ju mediat që unë zemrën e kam në krahë të djathtë. Kështu që mund të shkruani ç’të doni! Ju për mu nuk vleni fare, pasi ju keni shpik gjithmonë për njerëzit dhe kjo është një gjë shumë e shpifur. Kjo është shpifje, shpifje që kanë për detyrë të njollosin emrin tim. Kështu që të dashur teleshikues, nuk e kam idenë se për çfarë flisni. Ka shumë femra që vijnë bëjnë foto, është një gjë shumë normale në rrethin tonë. Pastaj ju e dini që unë jam tip shumë i thjeshtë që nuk refuzoj dot fotot. Kështu që ata që hapin lajme të tilla rreth meje, do t’ju kisha thënë ta kthejnë njëher kokën nga motrat dhe nënat e veta që kanë në shtëpi. Mjaft folët idjotësira!”– shprehet ai.