Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 15:03

E mbani mend Vasundrën tek Bidaai? Ka ndryshuar aq shumë sa nuk njihet më

Edhe pse kanë kaluar vite nga transmetimi i serialit indian "Bidaai", me siguri Vasundrën e mbani mend. Ajo ishte një prej personazheve kryesorë të serialit që shpesh vihej në qendër të vëmendjes për shkak të intrigave.

Kanë kaluar 12 vite që kur seriali "Bidaai" është transmetuar në Indi prandaj Vasundra sigurisht që ka ndryshuar shumë. 

Emri i vërtet i aktores është Seema Kapoor dhe tani thuajse nuk njihet me pamjen e re. 

Vitet e fundit Vasundra ka vendosur të tërhiqet pak nga aktrimi dhe po shijon jetën në privatësi. 

Ajo poston shpesh foto në rrjete sociale ku shfaqet e kuruar e me makeup. Ndërsa në postime të tjera aktorja komenton për situatën politike në Indi.

Për jetën e saj private dihet shumë pak, për të mos thënë asgjë sepse prej vitesh ajo e ka ruajtur hermetike këtë pjesë.

Më poshtë ju sjellim disa foto si duket sot Vasundra./Xing.al

Shikoni edhe si duket sot Alek (Këtu), Ranvir (Këtu) dhe Ragni (Këtu)