Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 14:02

Transmetimet analoge nuk do mbyllen në 1 shtator, shtyhet afati

Ishte vedndosur që në datën 1 shtato transmetimet analoge do të mbylleshin dhe do të funksiononin vetëm ato dixhitale. Mirëpo sot Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë të ditur se e ka shtyrë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj.

Kreu i AMA deklaroi për mediat se ky vendim është marrë pasi ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

“Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”, tha kreu i AMA.