Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 12:12

E harroi Keisin, Stresi shfaqet në publik me të dashurën e re

Stresi dhe Keisi i dhanë fund lidhjes së tyre, pas shumë vitesh së bashku. Së fundmi nisën aludimet se reperi i njohur është në një lidhje të re.

Shkas për këtë u bë një foto që Stresi postoi nga pushimet me mbishkrimin: "Duke dëgjuar Love Story: Per mu nuk o problem... si vazhdon se e kam harruar?". Ndërkohë që vargu vijues i këngës është “Ti ik një tjetër vjen.” Fotoja në fjalë u fshi më pas nga reperi.

Faqja “Vipat e bllokut” i ka konkretizuar aludimet me një video ku shfaqet Stresi në plazh me një vajzë bjonde. “Stresi me të dashurën e tij”, është shkruar në video dhe kjo ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

Identiteti i vajzës në fjalë mbetet i panjohur por pritet që në ditët në vazhdim të mësohet më shumë për të dhe raportin e saj me reperin.