Nga Shqipëria / E Enjte 29 Gusht 2019, 11:11

Behar Mera në 'I love Tropoja', zbulohet roli

Xhirimet e filmit "I love Tropoja" nga Ermal Mamaqi kanë nisur që prej disa ditësh dhe kasti i aktorëve po zbulohet pak e nga pak. Filmi pritet të bëjë namin në kinema.

Së fundmi Ermali ka zbuluar një tjetër aktor që do të luajë në film. Ai ka bërë të ditur se mjeshtri i humorit, i cili na ka bërë të gjithëve të qeshim me të madhe, Behar Mera, do të luajë në "I love Tropoja."

Nga fotoja e postuar nga Ermal Mamaqi, kuptohet dhe roli që do të luajë Behar Mera në "I love Tropoja". Ai shfaqet i veshur si polic me duart e vendosura në bel.

Sa më shumë detaje që zbulohen rreth filmit, sa më shumë që zbulohet kasti i aktorëve, aq më shumë rritet dhe padurimi i publikut, i cili po e pret me kuriozitetin më të madh finalizimin e filmit.