Katër muaj më parë, këngëtarja Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë me një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Maël. Që nga lindja e Maëlit, këngëtarja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale ku ka publikuar vazhdimisht foto familjare.

Gjira po shijon çdo moment të prindërimit dhe është shumë e kujdesshme ndaj të birit. Edhe pas lindjes ajo duket se vazhdon të ketë disa kile të tepërta por kjo për të nuk është aspak problem, fundja ajo është shumë e lumtur me Maëlin.

Ndërkohë që të gjithë VIP-at nxitojnë për në palestër në mënyrë që të rikthejnë format perfekte trupore pas lindjes, Gjira me anë të një postimi në Instagram ka treguar se palestra nuk është primarja. Sekreti që të ndihesh mirë në trupin tënd pas lindjes është ta duash atë. E veshur me një bluzë të zezë të shkurtër, Gjira ka treguar disi barkun.
"4 muaj pas lindjes së djalit tim, ende e bëshme por ende e lumtur besoj, gjithsesi asnjë mama s'ka kohë të shqetësohet",- ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotos.









