Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 22:10

Ç’nuk shkruajnë për të, mediat greke fiksohen keq pas Taynës

Reperja Tayna në një periudhë shumë të shkurtër u kthye në një ndër reperet më të njohura brenda dhe jashtë vendit. Këngët e saj janë kthyer në hite dhe dëgjohen tashmë dhe jashtë kufijve shqiptar.

Së fundmi, Tayna ka marrë vëmendjen e mediave greke të cilat i kanë dedikuar këngëtares shqiptare një artikull. Tayna ka publikuar një screenshot nga lajmi në fjalë në të cilin shkruhej: “Foureira kush? Njihuni me Taynan. Nicky Minaj-n e Shqipërisë.”

Në artikull ndër të tjera shkruhet se përveç shqiptarëve që po bëjnë karrierë në Greqi si Eleni Foureira, Cladyee dhe Sin edhe në Shqipëri artistët po bëjnë namin me këngët e tyre dhe një ndër to është edhe Tayna që është një Nicky Minaj shqiptare.

Tayna e ka publikuar këtë artikull dhe pranë tij ka shkruar: “Nuk ja kam idenë se çfarë shkruajnë por faleminderit Greqi.”