Një nga çiftet më të komentuara në media është reperi Mozzik dhe Loredana. Dyshja që kur bënë publike lidhjen kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri dhe në muzikë dhe në përditshmërinë e tyre. Muaj më parë ata u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Hana.

Mirëpo, siç duket Mozzik dhe Loredana kanë pasur probleme me njëri-tjetrin. Burime pranë çiftit kanë treguar për 'Prive' se mes tyre ka një ftohje. Edhe fansat kanë vërë re të njëjtën gjë pasi si rrallëherë Mozzik ka munguar në xhirimet e Loredanës dhe këngëtarit turko-gjerman Mero.

Po ashtu ata prej kohësh nuk janë parë më bashkë dhe nuk kanë publikuar asnjë foto dhe video së bashku.








