Pak ditë më parë djali i këngëtares Adelina Tahiri, Jon festoi 1 vjetorin e lindjes. Këngëtarja publikoi një sërë fotosh të papublikuara më parë në profilin e saj dhe bëri një urim shumë të ëmbël për vogëlushin e saj.

"Faleminderit Zotin qe te kam, urime ditëlindjen e pare Jeta e Mamit. Shëndeti dhe lumturia qofshin gjithmonë me ty", shkruante Adelina në urimin e saj, ndërkohë që ditën e sotme ka zbuluar edhe dhuratën e veçantë që ka përgatitur për djalin.

Pak më parë ajo ka postuar një korrniz ku shihet qielli dhe yjet në momentin kur Joni ka lindur. “Jon ty të zgjodhëm nga ky qiell”, ka shkruar pranë postimit Adelina.








