Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 20:08

Prezantuesja shqiptare lë fotot provokuese dhe i futet seriozisht politikës

Arta Nitaj është tashmë shumë e famshme pasi në ekran është shfaqur edhe si aktore, edhe si prezantuese dhe që në fillim të karrierës së saj ka qenë shumë e komentuar në media.

Arta u bë e njohur nga seriali "O sa mirë" ku luante rolin e Xhesikës. Më pas bukuroshja brune u bë prezantuese e emisionit "Dueli Sportiv".

Mesa duket Arta nuk dëshiron të jetë më pjesë e televizionit dhe sot ka dhënë lajmin se i është futur politikës.

"Nga sot fillova rrugetimin tim të ri në fushën e politikës, në Dekaden e Re të Partisë Demokratike të Kosovës. Frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale", ka shkruar Arta.

Pas këtij vendimi, Arta i ka fshirë të gjitha fotot e saj provokuese nga Instagrami duke lënë vetëm ato ku shfaqet e veshur serioze.

Kujtojmë që Arta dikur u përfol për një lidhje me Brunon e "Threedots" dhe dyshja realizuan një videoklip së bashku./Xing.al