Prej disa ditësh, Diellza Kolgeci, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën ka nisur pushimet dhe vazhdimisht në rrjetet sociale ka ndarë momente nga vendi ku po pushon ku dhe ka shokuar fansat me linjat e saj perfekte.

Siç dihet, ajo 5 muaj më parë u bë nënë e një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë, Helena. Diellza ka publikuar vazhdimisht foto dhe video me vogëlushen ku dhe i ka zbuluar portretin e plotë. Së fundmi, ka qenë bashkëshorti i saj Fisniku ai që ka postuar një foto të ëmbël familjare.

Ai ka pozuar së bashku me Diellzën në plazh, ndërkohë që në krahë mban vogëlushen Helena. Ky portret i ëmbël familjar ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave që nuk kanë ngurruar të komplimentojnë familjen e re.






