Zaimina Vasjari është treguar gjithmonë e rezervuar përsa i përket marrëdhënies së saj me të shoqin, Klodian Asllani. Mirëpo që në momentin kur vajza e tyre Khloe erdhi në jetë, Zaimina filloi të ishte disi më e hapur për jetën e saj private. Ajo madje prezantoi para të gjithëve dhe dy vajzat e të shoqit nga një marrëdhënie e mëparshme.

Këngëtarja shqiptare ka treguar se mes tyre ekziston një marrëdhënie shumë e mire dhe që shpesh kalojnë kohë së bashku në harmoni të plotë. Së fundmi Zaimina ka ndarë një foto të vajzës së saj Khloe dhe njërës nga vajzat e partnerit, Kristel. Fotoja është bërë para disa ditësh, me rastin e 14 vjetorit të Kristelit por është publikuar vetëm sot.

Të dyja vajzat janë veshur me fustane ngjyrë rozë dhe për këtë fakt Zaimina ka shkruar “Njëlloj” në mbishkrimin e fotos. Po ashtu ajo ka shtuar dhe termin ‘sister goals’ që përdoret kur marrëdhënia mes dy motrash është aq e arrirë sa duhet të merret shembull.






