Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 15:03

Pas tatuazhit gjigant për të bijën, Loredana i dedikon dhe këngë

Mozzik dhe Loredana, vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Hana. Që nga ai moment ato u fokusuan pas prindërimit dhe vazhdimisht postojnë  në rrjete sociale çaste familjare me të bijën.

Para pak ditësh, Loredana tregoi se ka bërë një tatuazh gjigant në krah për të bijën, ku me shkronja kapitale lexon ‘HANA.’ Mirëpo, ajo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq përsa iu përket dedikimeve për Hanën.

Së fundmi Loredana ka njoftuar se po përgatit një këngë posaçërisht për të bijën. Ajo ka publikuar një video në InstaStory ku dëgjohet një sekuencë e këngës dhe si mbishkrim shkruan “Hana Mama.”