Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 15:03

Merr pikët maksimale: Inis Neziri shkëlqen në Festivalin që ndiqet nga e gjithë bota

Fituesja e "Gjeniut të vogël", Inis Neziri po konkurron në "New Wave Festival" që mbahet në Rusi. Këngëtarja shqiptare i ka mahnitur të gjithë me zërin dhe ka marrë pikët maksimale nga juria me performancën e saj.

Lajmin që na bëri krenarë e ka bërë të ditur Aurela Gaçe e cila ka postuar një video nga momenti kur prezantuesit thërrasin emrin e Inisit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

"Wow, po ndodh kjo vajzë super talent po përfaqëson Shqipërinë në Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria... në datë 29 është finalja. Më vjen keq që askush nuk flet. Shpresoj që media të shkruajë për këtë vajzë talent që po punon kaq fort por pa mbështetjen e medias, askush nuk informohet. Uroj që media të shkruajë diçka edhe për të rinj si Inisi që pa skandale, por vetëm me punë,po prekin ëndrrat. Duke treguar se çfarë bën Inisi, mund t’i japim forcë një të reje tjetër që të mos dorëzohet kurrë. Krenare për ty Inis", shkruan Aurela.

"New Wafe Festival" është një festival ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë bota.

Ndiqni performancën e Inisit në videon e mëposhtme.