Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 15:03

Anxhela Peristeri vesh fustanin e nusërisë dhe na la gojëhapur

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri gjithmonë ka preferuar ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes mediatike. Mirëpo së fundmi ajo publikoi një foto në ambientet e 'Ami Event', ku siç dukej po blinte një fustan nuserie.

Aludimet se Anxhela do të martohet nisën menjeherë pas postimit, madje dhe në një lojë "pyetje-përgjigju" në InstaStory u pyet rreth martesës. Këngëtarja tha se me atë punë po merrej dhe që duhej pritur deri në fillim të shtatorit.

Mirëpo akoma pa ardhur shtatori, ditën e sotme Anxhela publikoi një foto në profilin e saj të Instagramit ku shfaqej e kuruar deri në detaje, e veshur me një fustan përrallor nuserie nga 'Ami Event'.

"Shpirt i bukur", është përshkrimi që Anxhela ka shoqëruar këtë foto në të cilën ka marrë shumë komplimenta.