Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 14:02

Me fustanin që i valëvitet, Ajola Xoxa mahnit me foton si në përralla

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoxa është shquar gjithnjë për elegancën dhe sharmin e saj. Për këtë arsye në çdo foto që poston në rrjete sociale, Ajola tërheq shumë vëmendjen.

Në imazhin e fundit Ajola është shfaqur e veshur me një fustan jeshil veror që i valëvitet teksa ajo ecën ndërsa foto është realizuar në një lëndinë që duket si përrallë.

Ajola ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit, disa prej të cilëve e krahasojnë me një princeshë.

Kujtojmë që pas ardhjes në jetë të Kajanit, Ajola është fokusuar tek vogëlushi dhe me të poston shpeshherë foto.