Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 14:02

I fshiu të gjithë nga Instagrami, Morena Taraku tregon arsyen

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku ndiqet nga afërsisht 1 milion ndjekës ndërkohë që ajo ndjek vetëm llogarinë e qenushit të saj Boo Moi. Së fundmi këngëtarja i fshiu të gjithë kolegët dhe miqtë.

Ky ndryshim drastik në Instagramin e Morenës ra në sy të të gjithëve dhe u përfol shumë. Për këtë arsye ajo vendosi të sqaronte dhe arsyen që fshihet pas këtij veprimi.

Përmes një postimi në InstaStory, bukuroshja Taraku ka deklaruar se Boo Moi është për të miku më i mirë, më ideal e më besnik. Për këtë arsye ajo ka vendosur ta bëjë të famshëm.

“Por pasi jeni kaq te kujdeshem ndaj meje do jap edhe une pak shpjegim per ju ,Boo Moi me besoni eshte miku me real dhe me besnik qe kam, keshtu qe vendosa ta bej te famshem, Boo Moiparase gjithe ata qe perkraha deri sot”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që një postim të disa ditëve më parë, Morena u shpreh se zgjedh kafshët para njerëzve dhe siç duket është mëse e vërtetë.